Kryeministri Rama kritikoi disa prej mediave dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për sa i përket situatës së vështirë të 5 ditëve.
Në mbledhjen e katërt të jashtëzakonshme, Rama vlerësoi negativisht disa prej emisioneve politike të cilat organizohen me ”personazhe delirante dhe kthehen në kacafytje”.
Për sa i përket ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Rama pati kritika për sa i përket luftës ndaj sulmeve kibernetike, të cilat gjatë ditëve të fundit janë shtuar në mënyrë serioze.
‘‘Debate politike që në këto ditë në debate surreale me delirantësh, që marrin pjesë në to dhe japin opinione bazuar në konotacionet e antikitetit romakë dhe realitetit.
I kam parë sintezat e këtyre debateve dhe jam i mahnitur nga mungesa e mirëkuptimit të këtyre moderatorëve për të pushuar për një moment nga veshët dhe sytë. Pastaj vjen pazari i kacafytjeve nëpër studio. Pa folur pastaj për shërbimit skandaloz që i bëhet ankth dhe pasigurisë. Aspekte të tjera janë disproporcionale. Megjithatë, kjo është puna e tyre.
Kam nxjerrë një dobësi të papranueshme në Ministrinë e Brendshme, kundër krimt kibernetik. Zero kapacitete, për të reaguar ndaj lajmeve të rreme, për mashtrime, racizmin. Zero reagim ndaj sulmeve kibernetike. Duhet mbajtur shënim. Të jetë parasysh forcimi eksponencial i luftës ndaj krimit kibernetik.
Do të kërkoj më pas një raportim të plotë nga ju për publikun. Dua të theksoj faktorin psikologjik. Plasaritjet, çarje janë po njësoj në mendjet e njerëzve që kërkojnë vëmendje të jashtëzakonshme.
Sa më shpejt listën e ilaçeve të nevojshme, sidomos për ata që vuajnë nga sëmundjet kronike’‘, përfundoi qëndrimin para mediave kryeminsitri Rama. Më pas mbledhja u zhvillua jashtë fokusit të mediave.