Po shkatërrohen provat, Rama urdhëron shembjen e pallateve në Durrës…

0
222

Ndërsa  ekspertët nuk kanë mbërritur ende që të bëjnë hetimet e duhura në Durrës, për shkaqet e shembjeve të pallateve, Edi Rama ka urdhëruar shembjen e tyre.

Prokuroria njoftoi dje se kishte nisur një hetim në lidhje me shembjet e pallateve në Durrës dhe Thumanë, apo zona të tjera, ndërsa ekspertët e saj nuk kanë shkuar ende për të mbledhur prova.

Inxhinieri Arben Meçe ka deklaruar sot se janë ekspertët që do të përcaktojnë se cilët pallate duhet të shemben, por duket se Rama e ka me nxitim që të shkatërrojë provat në Durrës.

Është urdhëruar IKMT-ja që të shemben dhjetëra pallate, ende pa u bërë verifikimet e duhura dhe të nxirren përgjegjësit.

Siç dihet, për 12 vite bashkinë e Durrësit e ka drejtuar Vangjush Dako dhe ai ka dhënë qindra leje ndërtimi në bregdet. Një pjesë tjetër ka të bëjë edhe me lejimin e ndërtimeve të reja (shtesa) mbi ndërtesat ekzistuese.

Shkatërrimi i pallateve në Durrës, do të thotë shkatërrim provash me qëllim që të mos akuzohet asnjë drejtues as lokal dhe as qendror.

Foto jane realizuar nga Gent Shkullaku, i agjencise LSA.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here