Gazetari Enrik Mehmeti i cili ka ndjekur nga afër atë çfarë la pas tërmeti i 26 nëntorit, ka bërë një postim prekës në profilin e tij në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar fjalët e një djali të vogël i cili humbi shtëpinë dhe bashkë me të edhe kujtimet që kishte deri më sot, ku i duhet ta nisë jetën nga e para.
“”Do më bësh dhe mua një foto se skam më asnjë ? ” ishte kërkesa e 10 vjeçarit nga Thumana i cili po qëndronte me të atin kur po realizoja foto, mes gërmadhave të pallateve që i morrën jetën shumë njerëzve’, shkruan gazetari.
POSTIMI I GAZETARIT:
“Do më bësh dhe mua një foto se skam më asnjë ? ” ishte kërkesa e 10 vjeçarit nga Thumana i cili po qëndronte me të atin kur po realizoja foto, mes gërmadhave të pallateve që i morrën jetën shumë njerëzve.”Jo vetëm do të bëj sa foto të duash madje do dal dhe unë me ty sepse të gjithë jemi krenar për ju” .Pasi i bëra disa foto i kalova kolegut të Rai-it telefonin për të më fotografuar me heroin e vogël…Nën ato rrënoja nuk u varrosën vetëm jetët e shumë njerëzve por edhe shumë kujtime të banorëve të tjerë që mbijetuan…Banorët e prekur nga tërmeti kanë nevojë jo vetëm për anën materiale që është kryesorja por edhe për ngrohtësinë për të kapërcyer këtë dhimbje…Një fjalë të ngrohtë minimalisht ,mund ta thotë gjithkush….