Meta me akademikët: Konferencë ndërkombëtare për përballimin e fatkeqësive natyrore, të forcojmë bashkëveprimin

0
110

Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar një takim edhe me një përfaqësi profesorësh, akademikësh dhe ekspertësh të instituteve të rëndësishme universitare, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kreu i shtetit, bëri të ditur se së shpejti do të zhvillohet një konferencë ndërkombëtare, për përballimin e fatkeqësive natyrore. ”Është koha të forcojmë më shumë institucionet e këtyre fushave, por edhe t’i dëgjojmë këshillat e tyre shkencore në kohë. Ramë dakord që së afërmi të zhvillojmë një konferencë ndërkombëtare me përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë, për të forcuar bashkëveprimin në përballimin e fatkeqësive natyrore”.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Sot zhvillova një takim të frytshëm me një përfaqësi të nderuar profesorësh, akademikësh dhe ekspertësh të instituteve të rëndësishme universitare, lidhur me situatën tepër të rëndë të krijuar nga tërmeti. I falenderova për kontributin e tyre të vyer në kapërcimin e emergjencës dhe i inkurajova, jo vetëm të forcojnë bashkëpunimin me institucionet, por edhe të angazhohen maksimalisht për të informuar dhe qetësuar opinionin publik, që më shumë se kurrë ka nevojë për mendimin e tyre të kualifikuar.

Vlerësoj shumë idetë e tyre konkrete për rrugët e përgjegjshme që duhen ndjekur për rikthimin në normalitet, veçanërisht për minimizimin e pasojave të rënda që ka sjellë kjo fatkeqësi natyrore.

Është koha të forcojmë më shumë institucionet e këtyre fushave, por edhe t’i dëgjojmë këshillat e tyre shkencore në kohë. Ramë dakord që së afërmi të zhvillojmë një konferencë ndërkombëtare me përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë, për të forcuar bashkëveprimin në përballimin e fatkeqësive natyrore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here