Tragjedia kthehet në parodi!! Njerzit kanë hall, Rama me humor e batuta…

0
220

Shqipëria ka njohur tragjedi edhe në të shkuarën, por kurrë nuk ishte menduar se tragjeditë do të ktheheshin në parodi. Kështu po ndodh pas tërmetit të 26 nëntorit, ku mediat po mbushen me tituj për batutat e Edi Ramës me të prekurit nga tërmeti.

Çdo ditë, takimet e Ramës po kthehen si në tubime elektorale, me humor e batuta. Kështu ka ndodhur edhe sot në Laç. Për një moment, Rama e gjeti veten në një rrugë pa krye.

Sandër Lleshaj: Hajde se nuk ka më ça të shohim andej.

Edi Rama: Po prandaj jam udhëheqësi unë, që të gjej shtegun aty ku s’ka. E shef që ka, ça shef Sandër? Po mirë mbi përrua ka ndërtuar ky vëllai këtu? I ka hipur sipër përroit, vë dhe krevatin sipër edhe qejf o qejf. Tani duhen parë të gjitha historitë bashkë.

Sandër Lleshaj: Ndërhyrja aty është mëse emergjente, sa herë bie shi, aty bëhet nami.

Rama: Këta janë ata të ‘Rama ik’, imagjino të kisha ik unë kë do kishit tani.

Qytetari: Kryeministër, të gjithë thonë ‘Rama ik’, ne po themi Rama hajde tani.

Rama: E di, e di, se ju ndërroi mendja juve tani. Nuk iki unë as sot as nesër.

Qytetari: Dua të më tregoni a të fle as mos të fle. Nuk dua as të ha as të pi.

Rama: Do durosh pak, sa fëmijë ke? Dy? Shko pyet gruan sa kollaj bëhen se ti e ke pasur kollaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here