‘Censurimi i mediave’/ Reagon Mediu: Mbyllja e portaleve, sjellje e regjimeve autoritariste

0
147

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka reaguar në lidhje me situatën e rendë të lirisë së fjalës dhe censurimit të medieve.

 

Reagimi i plotë i Fatmir Mediut:

Mbyllja e portaleve të pavarura me vendim qeverie të Edi Ramës, sulmet e vazhdueshme të qëllimshme ndaj medias janë absurde, të papërgjegjshme dhe të qëllimshme, të cilat cenojnë rëndë lirinë e medias dhe informimin e qytetarëve.

Kjo situatë e rëndë kombëtare ka nevojë për përgjegjësi qeverisëse, politike, mediatike dhe personale, në interes të vendit dhe qytetarëve sidomos atyre që përjetuan fatkeqësinë me humbjen e njerëzve të dashur, apo janë sot në mes të katër rrugëve.

Çdo media ka të drejtën dhe lirinë të pasqyrojë faktet pa ngurruar se i pëlqejnë apo jo kryeministrit.

Mbyllja e portaleve është qartësisht sjellje e regjimeve autoritariste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here