FBI ngre alarmin, televizori mund t’ju spiunojë!

0
182

Televizorët e mençur mund të ju spiunojnë.

Është ky alarmi i ngritur nga Byroja Federale e Hetimit, FBI, e cila paralajmëron njerëzit që të mos i besojnë verbërisht teknologjisë. Në faqen zyrtare të FBI thuhet se hakerat mund të kontrollojnë televizorin tuaj, ku mund të komandojnë edhe kanalet apo të ulin e ngrijnë zërin, nëse TV është i lidhur me internet.

 “Hakerët gjithashtu mund të marrin kontrollin e TV tuaj të pasigurt. Në fund të spektrit të rrezikut, ata mund të ndryshojnë kanalet, lartësinë e zërit dhe t’u shfaqin fëmijëve tuaj video të papërshtatshme”, shkruan FBI në tekstin paralajmërues.

Në skenarin më të keq, sipas FBI, hakerët mund të ndezin kamerën dhe mikrofonin e TV të dikujt në dhomën e gjumit dhe të përgjojnë në heshtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here