LAJM I FUNDIT/ Situata pas tërmetit, Presidenti Meta zbulon 4 kërkesat drejtuar Qeverisë

0
100

Presidenti Meta ditën e djeshme zhvilloi një me pedagogë dhe drejtues shkencorë, në të cilin u fol gjatë për situatën e krijuar në vend pas tërmetit.

Sot përmes një postimi në Facebook Meta ka bërë publike edhe kërkesat drejtuar qeverisë pas këtij takimi.

Postim i plotë:

Pas takimit me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, i kam kërkuar sot Qeverisë:

– Fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarrjet, etj…

 

– Zbatimin e detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit të sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit, pa asnjë përjashtim;

 

– Plotësimin e legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore, në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndërtimit;

– Në kuadër të rishikimit të Buxhetit 2020, për përballimin e pasojave tepër të rënda, duhet të planifikohet edhe mbështetja e domosdoshme financiare për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here