Rama fillon me kushte!! Kush do apartament nga fshati do dorëzojë tokën, të tjerët tenda…

0
125

Sistemi i banorëve të zonave rurale të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit duket se do të jetë sfida e qeverisë, pasi për zonat urbane rruga është e qartë.

Kryeministri Edi Rama tha se do të identifikohen dhe ndahen në dy grupe këta banorë, ata që duan të ikin nga fshati dhe të sistemohen në apartamente dhe ata që duan të rrinë.

Për kategorinë e parë pati dhe një paralajmërim, nëse duan apartamentin duhet të dorëzojnë tokën.

Edi Rama: Të vazhdojmë intensivisht punën për zgjidhjen e zonave rurale. Për zonat urbane vizioni dhe rruga është shumë e qartë. Te zonat rurale duhet bërë një ndarje, kush janë familjet që duan të ikin. Ti fusim në pjesën që do të stabilizohen në apartamente. Nëse do të ikin do të dorëzojnë tokat.Historitë që do të marrim një apartament dhe do të mbajmë dhe këtë tjetrën nuk do të funksionojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here