Një grua 22 vjeçare greke ka goditur me thikë disa herë një burrë 26 vjeçar me origjinë shqiptare.
Mediat greke shkruajnë se gruaja është e njohur për policinë si përdoruese e lëndëve narkotike, ndërsa ka dyshime edhe shqiptari është konsumator.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Burri u transportua me ambulancë për në spital, fatmirësisht pa rrezik për jetën, ndërsa 22 vjeçarja u arrestua nga policia.
Policia është gjithashtu në zonë për të përcaktuar kushtet e sakta që çuan në plagosjen e të riut.