Presidenti Meta ishte sot në familjen Abazi në Gjilan nga ku shprehu ngushellimet e sinqerta për humbjen e dy vëllezërve kosovar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai u shpreh i gatshëm për të qenë pranë familjes Abazi për çdo moment.
Postimi i plotë:
“Sot në Gjilan për t’u shprehur ngushëllimet dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi.
Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor.
Do të jemi gjithmonë pranë familjes Abazi!”