Pas dorëheqjes së Valbona Sakos duket se Bashkia e Durrësit është rikthyer në duart e Vangjush Dakos. Në fakt zyrtarisht bashkia drejtohet nga n/kryetari Zhulien Varfaj, por ajo që bie fort në sy është prezenca e Vangjush Dakos.
Ai u shfaq fillimisht brenda ambienteve të bashkisë, pikërisht ditën kur Sako u largua… Ndërsa çdo ditë shihet të qendrojë në kafenë që ndodhet vetëm 100 metra larg bashkisë. Dhe jo vetem afërsia me objektin por edhe personat me të cilët qendron ngrenë dyshimet për rolin e tij.
Abc News sjell foton e Dakos në kafe me ministrin fuqiplotë, Bledi Çuçi i cili u caktua nga Rama në krye të grupit të emergjencës. Po kështu në tavolinë me ta është dhe miku i ngushtë i Vangjushit, drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela…