Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi

0
172

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Olldashi doli para KPK-së me datën 2 dhjetor dhe u njoh me detajet e procesit të rivlerësimit që u krye nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Etleda Çiftja anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Në fjalën e saj para KPK-së gjyqtarja Iliriana Olldashi u shpreh se vlerësonte procesin të drejtë dhe korrekt. “Disponoj pasuri modeste, por të rëndësishme për mua dhe familjen. E vlerësoj korrekt dhe kërkoj konfirmimin në detyrë”, përfundoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here