Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasditen e sotme në Malësi të Madhe, si pasojë e një aksidenti.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Vrakë të Malësisë së Madhe, ku janë përplasur dy automjete.
Katër personat e plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet e ende i ditur, janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhen në gjendje të rëndë.