Kosova ishte e para që ju gjend pranë Shqipërisë në tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit. Ishin grupet e kërkim-shpëtimit nga Kosova që mundësuan shpëtimin e dhjetëra njerëzve nën rrënoja. Presidenti Ilir Meta nepermjet nje shkrimi ne Facebook ka falenderuar per sakrificat dhe gatishmerine e të gjithe ekipeve e kërkimit dhe shpëtimit të Kosovës.
Postimi i plote
Në mirënjohje të thellë, për sakrificat dhe solidaritetin vëllazëror, gatishmërinë e pashoq dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të treguar që në momentet e para pas tërmetit të 26 nëntorit, pata nderin të vlerësoja sot në Prishtinë, Forcat e Sigurisë, Njësinë Operacionale të Policisë dhe të gjitha ekipet e kërkimit dhe shpëtimit të Kosovës.
FALEMINDERIT SHPËTIMTARË!
FALEMINDERIT KOSOVË! ??❤??