Gazetari Edi Oga është indinjuar nga papërgjegjëshmëria e strukturave shtetërore që i kishin çertifikuar si të sigurta, punimet e kryera në godinën e shkollës ‘Emin Duraku’ në Tiranë, e cila është dëmtuar nga tërmeti.
Në një mesazh në Facebook, si gazetar dhe prind njëherësh, ka bërë thirrje për hetim dhe vendosjen përpara përgjegjësisë së zyrtarëve që dhanë garnci për ‘Emin Durakun’.
‘Shkolla ‘Emin Duraku’ ku mëson edhe vajza ime, – shkruan Oga në Fb, – është dëmtuar seriozisht dhe e shpallur e papërshtatshme për frekuentim.
Nëse tërmeti do të kishte ndodhur në kohë mësimi, fëmijët mund ta kishin pësuar.
Si prind, kërkoj hetimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë së personave/institucioneve që kanë çertifikuar sigurinë e këtyre godinave. Pas kësaj, pres që të ndërhyhet profesionalisht për riparimin e saj dhe çertifikimin zyrtar.’