“Të ndihmojmë Durrësin tonë të prekur nga tërmeti”/ Teuta apel të fortë tifozëve

0
130

26 nëntori është një datë që nuk do të harrohet kurrë, shqiptarët përjetuan një nga momentet më të vështira, një fatkeqësi e madhe e cila preku të gjithë. Bota e futbollit, brenda dhe jashtë, u sensibilizua në çdo formë me familjet e prekura nga tërmeti, ky sensibilizim do të vijoj edhe në ditët në vijim për ti ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga kjo tragjedi. Pasi strehoi dhe mirëpriti për disa ditë familjet e prekura, stadiumi “Niko Dovana” i rikthehet normalitetit këtë fundjave teksa do të hap dyert për ndeshjen Teuta-Skënderbeu, sërish pa harruar atë që ndodhi.

Teuta

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi Teuta, njofton se ka vendosur të dhurojë të gjitha fitimet e ndeshjes të javës së 14-të në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor. Bashkohuni dhe ju në këto ditë të vështirë, le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë Durrësin tonë të prekur nga tërmeti! Zoti ju bekoftë të gjithëve, lexohet në postimin e klubin.

Skenderbeu

Edhe rivalët e tyre, Skënderbeu, i janë bashkua kësaj nisme, në sfidën e parë që do të organizojnë në Korçë, atë kundër Vllaznisë, çdo fitim nga biletat e shituara do të shkojnë për familjet e prekura. Ilir Daja nuk preferoi që në vigjilje të kësaj sfidë të flas për futboll, por e sheh këtë ndeshje si një mundësi për të qetësuar sa do pak një qytet që akoma nuk po gjen paqe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here