“Arben, gëzohu se ke fituar lirinë që ju mungon shqiptarëve”/ Ish-deputeti i PD-së në krah të Malajt

0
110

Ish-deputeti demokrat, Sherefedin Shehu përmes rrjeteve sociale, i bën apel kolegut të tij që të gëzohet, pasi me këtë vendim ai ka fituar lirinë që iu mungon shqiptarëve. Ai del në krah të ish-ministrit socialist Arben Malaj i cili me vendim të kryeministrit Edi Rama u shkarkua nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Postimi i plote

“Arben,  gëzoju se ke fituar lirinë që ju mungon shqiptarëve!

Pezullimi ose shkarkimi de facto i Arben Malajt është instalim i luftës së klasave në Shqiperi. Ai pezullohet sespe nuk është në linjë me vijën e Partisë. Arben Malaj është socialist “i thekur” por specialist dhe njeri i vërtetë. Unë kam bashkëpunuar me të si Zëvendës Minister në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997 por ndarja politike nuk na ndau në menaxhimin me përgjejgjësi të financave shqiptare në atë periudhë të vështirë. Shumë të djathtë që punonin në Minstrinë e Finanacave në atë kohë besoj se e kujtojnë Arbenin si një MInistër që nuk i flaku por që ju dha një mundësi. Mjerë ata që e pezulluan Arbenin dhe fërkpjnë barkun të kënaqur nga ideja se i hoqën bukën e gojës. Ata të mjerë janë fizikisht në këtë kohë sespe jetojnë kohën e kaluar. Arben mos u mërzit por gëzoju se ke fituar lirinë që ju mungon kaq shumë shqiptarëve”, shprehet ish-deputeti i PD-së, njëherësh dhe ekspert i ekonomisë, Sherefedin Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here