Vasili jep arsyet pse duhet urgjentisht një Plan Sanitar Post Tërmet…

0
152

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili vlerësoi emergjencën e një plani sanitar pas tërmetit. Ky plan është i domosdoshëm dhe se drejtuesit e shëndetit publik duhet të jenë në terren. Vasili theksoi se ndërtesat e prishura kanë potencial dëmtues të shëndetit publik, ndërsa nuk janë marrë masa për një gjë të tillë.

Postimi i plote

Pse duhet urgjentisht një Plan Sanitar Post Termet?

Mungesa e nje plani sanitar eshte nje mungese kritike per perballimin e emergjences.

Duke filluar që nga ndërtimet e prishura dhe mbi të gjitha në të gjitha qendrat e grumbullimit kërkohen mjete sanitare.

Ndërtesat e prishura që bashkë me to ka dëmtim të infrastruktures se kanalizimeve dhe nyjeve sanitare te vete ndertesave dhe të gjithë këto së bashku kanë potencial dëmtues të shëndetit publik.

Ndaj edhe një nga artikujt e parë që kërkohet ne ndihmat per emergjencen janë qindra tonelata klor për të parandaluar një rrisk për një epidemi te perhapur.

Riverifikimi i gjendjes shendetesore fhe rikorrektimi i terapive per te gjithe te semuret kronike.

Ndjekje md plan te vecante e frave shtatezana dhe femijve nen nje vjec dhe deri ne pese vjec.
Riverikimi i planit dhe zbatimit te kalendarit te vaksinimit.

Monitorimi i rrepte i cilesise se ujit dhe hotspoteve qe kane rreziqe teper te shtuara ne periudhat posttermet.

Një plan sanitar pas tërmetit është nevojë jetike.

Të gjithe komunitetet kërkojnë së pari një mbikëqyrje sanitare të vazhdueshme.

Plani sanitar duhet të jetë nje nga dokumentet me te rendesishem në tavolinën e emergjencës.

Të gjithë drejtuesit e shëndetit publik dhe te shendetit paresot duhet të jenë në terren.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here