Kryeministri Edi Rama nuk e ndali sulmin ndaj mediave edhe sot në mëngjes kur foli sërish për dënime të ashpra.
Por pavarësisht mllefit dhe etiketimeve si ‘qenef’ për mediat, i vetmi që qëndron më shumë në media është ai, Edi Rama. Qindra minuta në ditë është live, kurse ekranet e tjera e pasojnë duke ua mbushur ditën shqiptarëve vetëm me pamjen e Edi Ramës.
Këtë paradoks e ka kapur edhe mjeshtri Bujar Kapexhiu, që sjell karikaturën e mëposhtme në Mapo: Sëkëlldi mediatike.