Drejtuesi i fondacionit Fundjavë Ndryshe Arbër Hajdari, i cili është angazhuar në mbledhjen e ndihmave pas tërmetit, ka vendosur së bashku me bordin drejtues të kësaj organizate, që paratë e mbledhura të mos i jepen qeverisë.
Njoftimi i Hajdarit:
Sot zhvilluam mbledhjen e Bordit Drejtues të Fundjavë Ndryshe. Së bashku me Florjan Binaj, Flori Karaj, Agim Baci, Saimir Kristo dhe me video call Emina Cunmulaj, Ermal Mamaqi diskutuam disa çështje rreth ecurisë së aktivitetit tonë.
Në lidhje me fondin e tërmetit, të unifikuar vendosëm të mos bashkohen fondet me Komitetin e Rindërtimit, por të kordinohemi.
Pjesë e këtij programi do të jenë dhe ekspertë vlerësues të lincensuar, për llogari të Fundjavë Ndryshe!
Faleminderit të gjithë bamirësve për mbështetjen dhe besimin që kanë tek nisma Fundjavë Ndryshe! #fundjavendryshe