Kryeministri Edi Rama ka surprizuar dy fëmijët të i mbijetuan tërmetit katastrofik të 26 nëntorit në Thumanë.
Shefi i qeverisë ka marrë me vete në Itali dy fëmijët Aurelin dhe Alesjon në Itali, ku i ka takuar me yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gigi Buffon.
Fëmijët, përveç fotove, morën edhe bluzat e nënshkruara të futbollistëve.
Por lidhur me këtë “vizitë speciale” reagon gazetari Basir Çollaku.
Përmes një postimi në Facebook, Çollaku i kujton kryeministrit se, ashtu si Aureli dhe Alesio, në Shqipëri ka edhe dhjetëra fëmijë të tjerë, që sot ndoshta as nuk kanë çfarë hanë e asnjë strehë mbi kokë.
“Rama paska bërë hatanë. Dy fëmijë te mbijetuar i ka takuar me Ronaldon dhe Bufon duke pikasur realizim endërrash per to..
Po fëmijë që sonte për të njejtat pasoja, flenë në shi, edhe pa çadër edhe pa strehë, pa ndihmë, pa mbështetje, e ndoshta as për të ngrënë, cilen endërr realizojnë? Çfarë përfitojnë nga teatri i Ramës gjithe ditën live në ERTV dhe mediat e tjera satelite?…
Nuk hahet propoganda kaq shpifur…Do ju ndëshkojë Zoti
Ju bëfsha panikun…”, shkruan Çollaku.