Analisti Fatos Lubonja tha se me rindërtimin e qytezave, Rama me siguri që mendon të ngrejë ndërtesa sa më të larta.
“Këtu flitet se do të bëhen rindërtime dhe tha do bëj qyteza. Por unë dëgjova një ndërtues Dulakun që tha ka 25 mijë apartamente të pashitura në Shqipëri. Për mendimin tim, Shqipëria ka sipërfaqe ndërtimi sot shumë më tepër nga sa ka banorë. Asnjëherë nuk ka pasur transparencë. Duhet një kalkulim, shteti sa kohë harxhon për hotelet. Këtu nuk ka seriozitet për të bërë hesape dhe për të parë vizionin. Rama thotë do bëjmë gjëra të bukura, e me siguri mendon gjëra të larta. Këta kanë edhe shtrenjtësinë, sepse do ndërtohen në zona të vështira. Duhet të shikojë versionin që mund të bëhet me më pak para. Zgjidhja më e mirë mund të ishte kjo e Dulakut. Unë kam qenë kundër projektit për bashkim mes Tiranës dhe Durrësit”, tha Lubonja./News 24