“S’kemi detyruar askënd të japë lekë nga rroga”, Vokshi: Rama mashtron! Ja dokumentat…

0
146

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se administratës nuk do t’i mbahet nga rroga asnjë lekë për të shkuar për fondet e të prekurve nga tërmeti, vjen një deklaratë nga ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi.

Kjo e fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ Vokshi i është kundërvënë kryeministrit, ndërsa e akuzon atë për mashtrim.

MESAZHI I VOKSHIT
Sa më e madhe fatkeqësia, aq më intensive dhe e pamëshirshme makineria e propagandës së Edi Ramës që përmes mashtrimit nuk kursen askënd as fëmijë, as persona me aftësi ndryshe, as gra e të moshuar, as policë apo profesionistë.
Sot, Kryeministri Rama mashtroi përsëri kur tha që nuk i kanë detyruar punonjësit të japin lekë nga rroga e tyre. Po postoj eshe një herë Urdhrin e paligjshëm 1933, dr 27.11.2019 që urdhëron mbajtjen e pjesshme të pagave të policëve në Shkodër.
Duke keqpërdorur qëllimshëm vendosjen antikushtetuese të gjendjes së jashtëzakonshme, interesi kryesor i Kryeministrit këto ditë është të hapë sheshe ndërtimi. Ndaj edhe s’u jep qytetarëve akt ekspertimin për shtëpitë e pallatet.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here