PD para pak muajsh ka denoncuar kandidatin e PS për Shkodrën Valdrin Pjetri, se ishte i dënuar për drogë dhe vjedhje në Itali.
Ndërkohë Prokurorinë e Tiranës ka mbërritur letër-porosia, nga Italia për kandidatin e dorëhequr të Edi Ramës në bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri.
Letër-porosia e cila mësohet se ka mbërritur në 28 nëntor, konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike, ku theksohet se Pjetri është proceduar penalisht për trafikim të lëndëve narkotike.
Kujtojmë se Partia Demokratike publikoi dokumente, të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike.
Një dënim të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.