Zbulohet nisma e madhe e artistëve: Ne jetojmë me pak, por do të ndihmojmë familjet e prekura

0
128

Arif Vladi këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, ka zbuluar nismën që artistët do të ndërmarrin për familjet e prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Arif Vladi tha se artistët me famë në Shqipëri dhe Kosovë kanë vendosur të bashkojnë zërat në një koncert bamirësie, ku të gjitha ato që do të mblidhen do të shkojnë për dy familjet e prekura më së shumti nga tërmeti, familja Lala në Durrës dhe familja Caran në Thumanë, si dhe për dy vëllezërit Abazi nga Gjilani i Kosovës.

Vladi tha se artistët jetojnë me pak dhe nuk mund të mbledhin fonde të mëdha monetare, por ama e kanë shpirtin e madh.

 “E mira do të ishte që gjithmonë të na përçonte në gjithë jetën tonë, por ja që jeta ka dhe fatkeqësi. Na ndodhi dhe kjo fatkeqësi në vendin tonë, por nuk është bërë qameti. Kemi dëme, fatkeqësi, viktima, por ne duhet ta mbledhim veten, t’iu japim njerëzve një mesazh që ne këta do t’i kujtojmë dhe të nxjerrim mësime për solidaritet dhe paralelisht të ndihmojmë në këtë fatkeqësi.

Diskutuam me Mondin e Kastriotin thirrëm këngëtarët elitë të këngës shqiptare, folëm me Shkurte Fejzën, Leonora Jakupin, Manjola Nallbani, etj, dhe të gjithë ishim të mendimit se duhet të bënim diçka. Vendosëm të bashkojmë zërat tonë për të ndihmuar në mënyrë humane. Ne nuk mund të përballojmë financat, por u përqendruam te dy familjet që patën më shumë fatkeqësi, familja Lala dhe familja Cara, si dhe dy vëllezërit kosovarë.

Ne do të jemi ato që ai kontribut, që sado të jetë, do ua kthejmë atyre në formë monetare. Ne nuk premtojmë të bëjmë shtëpi, por do t’i kthejmë ato para për këto familjarë. Pavarësisht nga kontributet, ne e kemi bërë koncertin, hyrja do të jetë falas, shqiptarët janë sederli dhe e dinë si të veprojnë në raste të tilla. Artisti do të ndihmojë, por ne jetojmë me pak për fonde të mëdha monetare, por shpirtin e kemi të madh”, deklaroi Arif Vladi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here