Flet dramaturgu: Ndryshova qëndrim për shembjen e Teatrit, pasi mësova aferën korruptive…

0
133

Shfaqja teatrore “Pesë stinët e armikut të popullit” u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar.  Drama  e shkruar  nga  Jeton Neziraj, me regji nga Blerta Neziraj, vjen  si  solidaritet me qëndresën qytetare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, dhe solidaritet me njerëzit te prekur nga tragjedia e tërmetit.

Dramaturgu  kosovar  Neziraj  në një interviste për Abc News rrëfen edhe arsyet pse ka ndryshuar qëndrim  për teatrin kombëtar.

Dramaturgu kosovar Jeton Neziraj 2 vite më parë ishte pro, shembjes së teatrit kombëtar në tiranë ,  nga holli I këtij teatri  ai argumenton ndryshimin e qendrimit të tij për brojtjen e godinës historike.

“Vërtet kam besuar që ky teatër duhet të shembet. Kam besuar dhe kam qenë i sinqertë në atë që kam shkruar sepse vërtet nuk kemi gjetur shumë dashamirësi në këtë teatar. Ju e dini madje jemi kërcënuar nga teatri përballë dhe na është dashur me lujt në pishinë në një pjesë të shfaqjes por edhe këtu nuk është se kemi gjetur shumë trajtim dashamirës dhe natyrisht edhe kuishte jo shumë optimale. Dhe në këto rrethana kam konsideruar se më në fund duhet të ndërtohet një teatër i ri, një teatër që analisti duhet të luajë me dinjitet. E kam kuptuar hilen e pronave përreth teatrit dhe them se ky teatër nuk ka shumë faj, dhe për kushtet e teatrit duhet projektuar faji diku tjetër te artistët më tepër te politikanët dhe të mos keqkuptohemi te kjo qeveri se kushtet e teatrit janë sot e 30 vite. Kam fillaur të besoj se idea për një teatër të ri nuk është shumë e sinqertë sepse nëse aty ka pasur sinqeritet ai sinqeritet do duhej të ishte parë në kushtet pak më të dinjitetshme të këtij teatri përgjatë këtyre 30 viteve”, thekson Neziraj

Tashmë ai është krah artistëve që e mbrojnë atë dhe pjesë e festivalit për mbrojtjen e teatrit me shfaqjen “Pesë stinët e armikut të popullit”. Neziraj  sheh si domosdoshmeri dilogun mes artisteve pro dhe kundër.

“E domosdoshme është një dialog i sinqertë mes këtij grupi, që janë të bindur dhe i besojnë kësaj kauze me pjesën tjetër të komunitetit artistik që janë në qendrime të kundërta pro shembjes së këtij teatri. Në aspektin tjetër unë mendoj se ekziston një zgjidhje kompromisi që do të thotë ruhet ky teatër de një teatër i ri mund të ndërtohet mbrapa këtij teatri se ka truall mjaftueshëm. Jam kundër tullave, ndërtimeve sepse ndoshta duhet të ruhet”, shprehe ai.

Dramën “Pesë stinët e armikut të popullit” Jeon Neziraj ia ka dedikuar  arkitektit Rexhep Luci i cili ishte kundër betonizimit të Prishtinës, këtë ai e pagoi me jetë, pasi ai u vra në mënyrë mafioze në vitin 2001,por vepra përcjell nota universale.

“Vrasja e tij mund të konsiderohet një pikë për të cilën shumë njerëz besojnë është humbur Prishtina. Ajo Prisshtinë e ëndrrave. Por janë humbur edhe shumë qytete të tjera dhe fatkeqësisht e pamë edhe në Shqipëri. Relacioni i shfaqjes është përjetj Prishtinës”.

Per regjisorin dhe perfaqësuesin e aleances për mbrojtjen e teatrit Robert Budina kjo shfaqje i rrin përshtat kauzes për mbrojtjen e tratrit kombëtar

“Për shfaqjen dhe mënyrën e të bërit art të Jetonit është të ngriturit e një institucioni artistik që është flet në mënyrë të angazhuar e ngre jetën në skenë dhe e ngre artin në jetë duke u folur njerëzve për problemet që ata kanë”, shprehet Budina

Mafia e ndërtimit , sipas Nezirajt është prezente edhe në Shqipëri, pasi mjafton t’i referohesh pasojave të tërmetit, i cili shkatërroi mijëra apartamente dhe banesa nga ndërtimet e dobta dhe abuzive

“Fatkeqësisht ne kemi ndërtuar qytete kartioni dhe nuk kemi pasur kurajo t’i kundërvihemi mafias së ndërtimit sepse të gjithë prej nesh në njëfarë mënyre kemi qenë përfitues të atij ndërtimi të shpejtë”, thotë Neziraj

Pjesët shkruar prej tij kanë theks  të fortë social- politik, ndaj reagimet në shfaqje në Prishtinë kanë qenë të mëdha,  shpesh  i ka ardhur në ndihmë edhe policia, por ai është i bindur se nuk do ndalet, pasi teatri ka edhe rol emancipues.

Pesë stinët e armikut të popullit” u mirprit në skenën e teatrit kombëtar nga spektatori kryeqytetas.

Intervista për Abc News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here