‘Ndjekje penale’/ Reagon ashpër Ambasada Amerikane: Retorika nxitëse për ngjarjet e vitit 1999, e papranueshme

0
140

Aleksandar Vuçiç në një deklaratë të dhënë e quajti  masakrën e Reçakut si një histori të trilluar nga ish-Ambasadori i OSBE-së, William Walker.

Pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës, ka ripërsëritur se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme.Pas deklaratave të Presidentit të Serbisë

 Ambasada nëpërmjet një komunikate thotë se janë të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit.

“Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here