Gjushi, Gjykata dhe pallati i Lul Berishës!

0
171

Nga Flamur VEZAJ

#Mbremjen e 6 dhjetorit Lulzim Berisha i njohur si kreu i “bandes” se Durresit festoi 3 vjetorin e lirimit te parakoshem nga burgu! Per daljen e tij nga qelia nje rol te rendesishem luajti edhe ish-kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako qe njihet per miqesine e hershme me Lul Berishen dhe persona te tjere me rrezikshmeri shoqerore si Emiljano Shullazi, Avdulajt etj etj!

#Por miqesie me Lul Berishen ka vazhduar edhe ne kohen kur ky i fundit ndodhej ne burg duke vuajtur denimin per vrasje e grup te strukturuar kriminal! Kjo vertetohet mes tjerash edhe per firmosjen e lejes se ndertimit te pallatit qe shikoni ne foto ne lagjen 17 te Durresit! Pallat i cili pesoi demtime te medha nga termeti i 26 nentorit pikerishte per shkak te cilesise se dobet te ndertimit!

Ky pallat u ndertua mbi siperfaqen prej 3300 m2 te ish-Uzines se Rregullimeve te Televizoreve ne Durres qe u privatizua nga familja e Lul Berishes dhe u regjistrua ne emer te motres se tij! Kjo e fundit lidhi kontrate me kompanin e biznesmenit tashme te falimentuar Hazer Gashit per ndertimin e pallatit ku familja Berisha perfitoi 25% te vleres ose 33 apartamente, 23 garazhe automjetesh, si dhe 600 metra katrorë dyqane.

Te gjithe keto prona u konfiskuan vite me pare nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda! Por Gjykata e Larte e ndryshoje kete vendim duke ia kthyer familjes se Lul Berishes te gjitha apartamentet, garazhet etj, te cilat me pas shume prej tyre i ka shitur!

#Pra pallati i ndertuar ne truallin e familjes se Lul Berishes per shkak te punimeve jo cilesore nga ndertuesi Hazir Gashi dhe nga mos kontrolli i kryer nga Bashkia e Durresit e drejtuar nga Vangjush Dako solli keto pasoja! Kjo provon edhe njehere se Vangjush Dako pervec lidhjeve me krimin ne Durres ka favorizuar keta kriminel me leje ndertimi dhe nuk ka lejuar qe inspektoret e tij te ushtrojne kontroll ne cilesine e punimeve duke lene tashme ne meshiren e fatit rreth 180 familje!

Dhe Vangjush Dako kerkon nga KM t’ia rregulloje letrat se ka lene shume gjurme mbrapa qe provojne lidhjen e tij me krimin dhe masakren urbane ne Durres!
#KM_mos_harro_letrat#

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here