Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Kavajës, duke krijuar panik te qytetarët. Raportohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë një person.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti banal mes dy personave. Në konflikt e sipër, është përdorur një armë gjahu, ku viktimë ka mbetur 26-vjeçari Marjus Ismailaj.
Ndërkohë, autori i krimit, 60-vjeçari Xhevdet Leçini, është shoqëruar në polici.Të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit, kur janë konfliktuar.