‘Tallje cinike e Ramës! Gjendje e jashtëzakonshme pa disbursuar asnjë lek’

0
159
Nga Sali Berisha

Pak ditë më parë unë kam postuar një status, në të cilin e quajta si “fake” gjendjen e jashtëzakonshme të Edvin Kristaq Mafisë. Duke ndjekur çdo orë dhe ditë situatën, unë mund t’ju them se kemi të bëjmë me një tallje të jashtëzakonshme cinike dhe amorale të Edvin Kristaq Mafise me këtë Fatkeqësi Natyrore me pasoja njerëzore, sociale, ekonomike, psikologjike të pallogaritshme.

Po pse e quaj unë këtë gjendje si tallje të jashtezakonshme personalisht të Edvin Mafisë?

Unë e konsideroj një tallje cinike gjer në kufijte e krimit sepse deri sot, në mbështetje të mijëra e mijëra fëmijëve, grave, burrave, invalidëve, të moshuarve të dëmtuar nga pasojat e tërmetit si dhe për mbështetje të makinerisë njerëzore, motorike, logjistike që zbaton masat e gjendjes së jashtëzakonshme nga Thesari i Shtetit nuk është disbursuar që nga data 27 nëntor deri sot as dhe një qindarkë. Shuma e vetme e disbursuar nga Thesari i Shtetit është 7 milionë lekë të premten që kaloi dëmshpërblim për viktimat që humbën jetën nga tërmeti.

Ndërkohë që në historinë botërore nuk ekziston kurrë një gjendje e jashtëzakonshme pa fondin financiar fillestar, që me VKM merret nga fondi rezervë i qeverisë, i cili preket vetëm me VKM dhe që përdoret për përballimin e nevojave e çdo ore dhe të përditshme që krijohen nga gjendja e jashtëzakonshme. Në të gjitha vendimet e qeverise nuk ekziston asnjë fond financiar fillestar që ditën e enjte të javës së kaluar. I diskredituar për këtë qëndrim cinik dhe të papërgjegjshëm, Edvin Kristaq Mafia shpalli në mbledhjen e ditës së enjte të narkokabinetit të tij, se caktoi 20 miliardë lek, 13 miliard nga buxheti dhe 7 nga ndihmat e huaja si fond fillestar.

Mashtrim cinik dhe i turpshem, 13 miliard lek të buxhetit duhet të votohet buxheti në parlament, të botohet ligji në Fletore Zyrtare, që ato të mund të përdoren dhe në asnjë rast jo para vitit të ardhshëm.

Por cilat janë pasojat rrënuese të kësaj tallje cinike të jashtëzakonshme ndaj të dëmtuarve nga tërmeti dhe pasojave të këtij të fundit.

1-Mijëra e mijëra të demtuar, me të cilët nuk ka folur njeri gjer në këtë moment.

2-Mijëra banesa të dëmtuara në të tre prefekturat të pakontrolluara dhe pa asnjë vlerësim. Sepse për kontrollin e tyre duhen mobilizuar të paktën 500 ekspertë dhe duhen paguar për punën, dietat, naftën etj.

3- Mungesa të jashtëzakonshme në çadra, shtroje etj, etj. Sonte janë qindra e qindra familje që flenë në çadra të improvizuara, plastmasë apo çarçafë në oborret e shtëpive të tyre sepse ato marrin çadra vetëm po patën fatin t’ju shkojë ndonjë kamerë televizive dhe t’i kërkojnë me zë dhe figurë një çadër normale kryetallësit të tyre cinik e shpirtkatran.

4-Mungesa të medha si kurrë ndonjëherë në ushqime dhe ndihma të tjera. Janë shpërndarë gjer sot vetëm ndihmat bujare të solidaritetit, por narkoqeveria shqiptare nuk ka blerë një qindarkë ndihma për të shpërndare të dëmtuarve dhe ndihmat e dhuruara i ka shpërdoruar dhe ndarë në mënyrë kaotike.

5-Asnjë qindarkë deri sot nuk u është dhënë hoteleve që kanë strehuar dhe mbajnë me ushqime rreth 4 mijë vetë.

6-Asnjë qindarkë nuk u është dhënë mijëra e mijëra familjeve që kanë strehuar në banesat e tyre familje të demtuara nga tërmeti.

7-Për mungesë mjetesh, naftë etj, etj, prishjet dhe veçanërisht largimi i rrënojave ecën me ritme breshke. Mjetet e ushtrisë për mungesë nafte nuk ndjehen gjëkundi apo furnizohen me bidona.

Së fundi denoncoj këtë tallje të ulët cinike të Edvin Mafise, i cili duke përfituar nga dhimbjet, lotët, emocionet e tragjedisë njerëzore, por mjerisht edhe padijen e njerëzve dhe mediave për kondicionet ligjore të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, përpiqet të mbulojë thellimin e katastrofës së tërmetit nga qëndrimet e tij kriminale me:

-Luftën kundër portaleve armike dhe mediave joqeveritare, sharjet ordinere të një gojëhaleje, ngritjen e këmbëve si skizoid në tavolina te huaja pune dhe;

-duke zënë me mbi 7 orë në ditë ekranet televizive me skeçe, teatër makabër dhe hedhur valle mbi dramën njerëzore më të madhe që ka njohur Shqipëria në 7 dekadat e fundit dhe;

-emërimin si shef të gjendjes (talljes) së jashtëzakonshme Çuçin e Familjes, në një rast unik në historinë e botës që një minister bujqësie ngarkohet me këtë detyrë vetëm e vetëm që të fshehë gjurmët e krimit të Edvin dhe Gjush Betonit duke futur nën rrënoja provat e krimeve të tyre monstruoze.

Me Edvin Mafine dhe narkoqeverinë e tij gjithçka do të degradojë në vuajtje më të madhe, vjedhje e korrupsion.

Rama ik dhe ik sa më parë është sot më imperative se kurrë ndonjëherë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here