I pret rrugën për t’i qarë hallin, sapo i përmend drogën Ramës ja si reagon….

0
116

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në zonën e Shijakut. Teksa ecte duke parë nga jashtë banesat e prishura, një grua e ndaloi dhe i shpjegoi hallin e saj, duke shtuar se Shijaku ka marrë jehonë për drogë por për hallin e tyre nuk pyet njeri.

Shtëpia është e pabanueshme dhe ne jemi dy pleq vetëm,”– tha gruaja në fjalë. Kryeminis u shpreh se për pensionistët që jetojnë vetëm kanë planifikuar që t’i transferojnë në Tiranë, porg ruaja ia ndërpreu sërish fjalën.

Pjesë nga biseda

Gruaja: Thashë se na braktisi kryeministri

Rama: Pse, unë kam ardhur

Gruaja: Ti ke ardh, por ke qenë atje ku kërcejnë valle

Rama: Po mir unë s’do bëhem copash. Kam qenë atje ku kam qenë. Unë copash bëhem por tani…

Gruaja: Jojo, ti rrofsh që erdhe, por unë thashë…Se kur bëhet fjalë për drogën në Shijak e merr vesh gjithë bota

Rama: Po çfarë droge mi?

Gruaja: Jo, jo, bie fjala që e marrin vesh të gjithë, ndërsa për ktë hallin tonë s’merret vesh…Se qenke zgjat edhe njëçik

Rama: Po, po jam zgjat që nga hera e fundit që jemi parë në televizor (ndërkohë që përpara i doli edhe burri i gruas që përmendi drogën)

Burri: Shiko, ne jemi dy pleq. Burri asaj jam unë. Pensionistë jemi. Po m’ka frikë mua ajo. Se këtu urdhërojnë burrat jo gratë.

Rama: Ja shpjegova të gjitha gruas e di gruaja këtë punë. Në shtëpinë time, gruaja komandon dhe ti ke humbur po s’e le veten në dorë të gruas. Ik se e di ajo, se nuk i bën punët vetë ti, ti bën gruaja.

Momenti në video pas minutës së 12:00

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here