Dy muaj pas vendimit negativ të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, situata nuk ka ndryshuar në favor të vendit tonë.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka përsëritur qëndrimin se Tirana nuk është ende gati për të hapur negociatat me BE-në.
Në një prononcim për gazetën malazeze, “Pobjeda”, Rutte deklaroi nga Londra se: “Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE-së, por shtetet duhet të jenë gati, si në rastin e Malit të Zi, për të nisur negociatat. Ne nuk besojmë se Shqipëria është gati të nisë negociatat me BE-në në këtë moment, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër këtij qëllimi”.