Viktimat e shpërthimit vullkanik vdekjeprurës në Zelandën e Re ishin mbuluar nga hiri dhe dukeshin se ishin djegur keq, tha një pilot i helikopterit të shpëtimit, që i dërgoi ata në spital, kur ai rrëfeu atë qëë përjetoi të martën, sipas Reuters.
Ata ishin në gjendje mjaft të rëndë, tha James Tayler për televizionin TVNZ, pasi mori disa viktima nga Ëhakatane, qyteti bregdetar më i afërt me vendin e shpërthimit, për në spitalet e qyteteve Auckland dhe Hamilton.
Sipas pilotit, ata ishin shumë keq dhe hiri kishte mbuluar një pjesë të mirë të plagëve që kishin marrë.
“Jam i lodhur”, tha Tayler, kur e pyetën si ndihej pas kësja përpjekje për shpëtimin e tyre. Dhe i kënaqur që ne ishim në gjendje të bënim diçka për t’i ndihmuar. Por edhe i trishtuar për njerëzit që u lënduan dhe humbën.”
Një mjek i urgjencës që ishte në të njëjtin ekip që zbriti në Ishullin e Bardhë tregoi se nuk arritën të gjenin të mbijetuar.
“Rreziku më i madh ishte sasia e madhe e pluhurit që endej në ajër,” tha piloti Tayler, duke shtuar se helikopterët rrinin gati për t’u nisur menjëherë.
“Shqetësimi kryesor ishte se mos kishte shpërthim tjetër”.