Dy projektligjet e qeverisë për mediat online kanë shkaktuar polemika të shumta ditët e fundit. Gazetarja dhe Përfaqësuesja e Shoqatës së Gazetarëve profesionistë, Mimoza Koçiu, është shprehur per kete teme se, nuk ka asnjë model të ngjashëm në botë ku trupa që de fakto nuk perceptohen të pavarura nga qeveria, të kontrollojnë median dhe se këtë, organizatat e gazetarëve në vend, por edhe ata ndërkombëtarë, e shohin si tentativë për censure e intimidim.
“Pse duhet ngritur një strukturë nga dy trupa, që me ligj janë të pavarura, por që askush nuk e beson pavarësinë e tyre, pasi anëtarët e bordit të AMA-s psh por edhe kreu i AKEP, përzgjidhen politikisht. Kodi penal dhe ai civil kanë të parashikuar në përmbajtjen e tyre dënimet për shpifjen, si nga qytetarët e zakonshëm, ashtu edhe për mediat, madje Kodi Penal e ka të cilësuar edhe vepren penale të shpifjeve dixhitale. AMA është autoriteti që kontrollon respektimin ligjor të etikës apo privatësisë e madje vendos edhe gjoba e ka vënë të tilla. Por në këtë rast, AMA-s i jepet fuqia e një “quazi” gjykate, për të kontrolluar përmbajtjen e lajmit, e të gjykojë vërtetësinë e tij e më pas të vendosë edhe gjoba. Frika jonë në këtë situatë qëndron në faktin, se ekziston një legjislacion që dënon shpifjen, si vepër civile apo penale, pra përse duhen këto ndryshime ligjore të propozuara nga qeveria dhe për më tepër të pakonsultuara nga askush.
Ne këtë e shohim si tentativë për censure, pasi do të intimidojë gazetarët, duke i çuar së pari drejt vetëcensurës. Bashkimi Europian ka qenë më pranë qëndrimit të Organizatave të medias, pasi ambasadori Soreca e ka bërë të qartë në muajin Shtator se BE inkurajon vetërregullimin e mediave, atë c’ka kërkojmë të gjithë ne. Edhe organizatat tona partnere ndërkombëtare të gaazetarëve janë shprehur se media duhet të vetrregullohet përmes Kodit të Etikës. Pra dua të them që këtë vetërregullim të medias, nuk na e imponon dot qeveria, por e bëjmë ne si pushtet më vete. Edhe përfaqësuesi për lirinë e medias në OSBE, z.Harlem Desir kundërshtonte fort faktin që AMA merrte rolin enjë “quasi” gjykate, bazuar në një analizë juridike e bërë nga ekspertë të saj në Vjenë. Sot në komisionin e medias, ne e bëmë të qartë se nuk i pranojmë këto 2 projektligje, pasi i quajmë ndërhyrje në punëntonë. Media është “Whatch dog”, ruan qeverinë, nuk është qeveria ajo që kontrollon median. Fakti që këto 2 projektiligje janë ndryshuar 3 herë, do të thotë që presioni i ndërkombëtarëve ka funksionuar. Edhe tani OSBE ka kërkuar që të ketë ndryshime të tjera, pasi nuk përmbushin kushtet për të garantuar lirinë e medias”, është shprehur Mimoza Koçiu./ abcnews.al