Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatë së Lartë dhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nga socialistët vlerësohet si jurist i paanshëm. Por një vështrim në karrierën e tij tregon se lidhjet politike të Dvroanit me PS janë të forta.
Në videon më poshtë po japim 10 fakte që opinioni publik mund të mos i dijë, siç është “detaji” jo pak i rëndësishëm që Dvorani është propozuar dhe votuar si anëtar i Gjykatës së Lartë me mbështetjen e PS. Në organet e reja të drejtësisë Dvorani ka mbetur në sistem, si një kandidaturë e sponsorizuar politikisht nga PS.
Një tjetër fakt që e lidhë atë me PS është dhe pasi i mbaroi mandati në Gjykatën e Lartë PS nuk e zëvendësoi.