Kryeministri Edi ka sjellë një emër në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku emërohet një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me programin e Rindërtimit. Ai është Arben Ahmetaj, emri i të cilit i është dërguar Presidentit Ilir Meta për miratim. Menjëherë ka reaguar edhe Presidenca, ku zëdhënësi Tedi Blushi, ka thënë se: ”Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”.
Arben Ahmetaj ka mbajtur postin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë deri në fillim të këtij viti, duke drejtuar një nga super-ministritë e krijuara, për shkak të bashkimit të dy dikastereve që më parë funksionin si Ministri më vete.
Pas largimit si ministër, Ahmetaj mori drejtimin e Komisionit Parlamentar të Financave dhe Ekonomisë.
“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programi”, shkruante Kryeministri Edi Rama.