Del dokumenti: SKANDAL, militantët e Ramës marrin qera të shumëfishta…

0
139

Kritikat për menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit kanë qenë të shumta. Po ashtu ka pasur edhe akuza se po abuzohet me ndihmat për të prekurit nga tërmeti.

Gjatë paradites së sotmë Partia Demokratike me anë të një njoftimi ka akuzuar se mbështetësit e PS-së po abuzojnë me bonuset e qirave për tërmetin të datës 26 nëntor. Në këtë njoftim shkruhet se militantët e PS-së po marrin qira të shumëfishta.

Më tej në këtë njoftim thuhet siç tregon dokumenti, bonus qeraje ka përfituar edhe babai i Kryetarit të PS, Hysni Basha, edhe ky ndërtues dhe gjyshi i Kryetarit të PS, Murat Basha. Sipas PD-së të tre këta jetojnë në një shtëpi, por paratë për qeranë e kanë marrë sikur të jetonin të ndarë për arsyen e vetme se drejtojnë Partinë Socialiste në zonën e Manzës.

Kujtojmë këtu se zona e Manzës është një ndër zonat më të prekura nga tërmeti dhe se me qindra familje në këtë zonë kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga lëkundjet e forta të 26 nëntorit.

Njoftimi i plotë:

 “SKANDAL! Provohet abuzimi i qeverisë me bonuset e qerave për tërmetin. Militantët socialistë marrin qera të shumëfishta. Bashkia e Durrësit publikoi pak ditë më parë familjet që përfitojnë bonuset e qerasë për shkak të dëmtimeve të shtëpive të tyre pas tërmetit të 26 nëntorit. Në media janë publikuar shpesh herë akuzat e banorëve të Durrësit dhe zonave përreth, më të godituart ga tërmeti, se qeveria po i diskriminon ata banorë që njihen si kundërshtarë politikë, duke favorizuar deri në abuzim militantët e saj. Një rast i tillë është provuar me Manzën. Ajo është një nga zonat më të godituar nga tërmeti, por shumë banorë vazhdojnë të flenë në çadra, ndërsa drejtuesit socialistë zhvasin bonuset e qerasë që nuk u takojnë. Për Manzën janë dhënë 7 bonuse qeraje, 3 prej të cilave janë për familjen e Kryetarit të Partisë Socialiste të fshatit Radë, Armand Basha. Ai është njëkohësisht shpërndarës i ndihmave në Manzë dhe pronar i firmës së ndërtimit “Armandi shpk.”. Siç tregon dokumenti, bonus qeraje ka përfituar edhe babai i Kryetarit të PS, Hysni Basha, edhe ky ndërtues dhe gjyshi i Kryetarit të PS, Murat Basha. Të tre këta jetojnë në një shtëpi, por paratë për qeranë e kanë marrë sikur të jetonin të ndarë për arsyen e vetme se drejtojnë Partinë Socialiste në zonën e Manzës.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here