E rëndë! Shpërthen bomba në rrugë, humbin jetën 10 persona…

0
142

Dhjetë njerëz u vranë nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë, në lindje të Afganistanit, njoftuan zyrtarët. Në mesin e viktimave janë katër gra dhe një fëmijë. Incidenti ndodhi në rajonin e paqëndrueshëm të Jaghatu në provincën Ghazni.

Të gjitha viktimat e shpërthimit ishin civilë, tha Aref Noori, një zëdhënës i guvernatorit të provincës, duke shtuar se gjashtë persona tjerë u plagosën. Zyrtarët thanë se bomba e vendosur në rrugë kishte në shënjestër forcat e sigurisë afgane. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët fajësuan talibanët për incidentin, shkruan Rel.

Në fillim të kësaj jave, talibanët ndërmorën një sulm pranë Bagramit, një bazë e madhe ajrore amerikane.

Ky është incidenti i dytë brenda dy javëve të fundit në këtë rajon. Në incidentin e mëparshëm, një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos nga një bombë e vendosur në rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here