Zyrtarë dhe ndërtues u ndaluan sot nga Policia me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit në kuadër të hetimeve për të vënë para përgjegjësisë shkaktarët direkt dhe indirekt të tragjedisë së 26 nëntorit, ku si pasojë e shpërdorimit të detyrës humbën jetën 51 persona.
Por midis personave që duheshin thirrur për të dhënë llogari për pasojat në Durrës, qytetarët mendojnë se duhet të jetë edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili ka qenë për disa mandate kryetar i Bashkisë Durrës.
Kjo është edhe pyetja që një nga të rinjtë i parashtron Prokurorisë.
Ku është fletëarresti i Vangjushit?