Salianji nuk dorëzohet: “Kam zgjedhur të luftoj”, gjatë javës fakte dhe prova të reja për ‘Xhafaj-Babale’

0
137

Pak ditë pas pretencës së Prokurorisë për çështjen “Xhafaj-Babale”, Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të paraqesë prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve për këtë çështje.

“Idealet ndihmojnë në përmirësimin e realitetit, shumë zgjedhin ti dorëzohen “fatit” apo realitetit të dhimbshëm, unë kam zgjedhur të luftoj. Të udhëtosh me shpresë është më mirë se të arrish diku si i dorëzuar apo i përdorur. Për shumë miq që më pyesin; gjatë javës fakte, grupfakte dhe prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve”, shkruan Salianji.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burg të të pandehurve të ashtuquajturës dosja “Babale” për akuzën e kallëzimit të rremë. Për ish- deputetin Ervin Salianji u kërkua 18 muaj burg, për Albert Veliun 3 vite e gjashtë muaj, Fredi Alizotin 3 vite, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi 1 vit heqje lirie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here