Sipas “News 24”, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Klos, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fullqet të bashkisë Klos, në rrethin e Matit, ndërsa i plagosuri është identifikuar si Gëzim Zhuku, 68-vjeç.
Paraprakisht dyshohet se ai është vetë plagosur me armë gjahu, brenda shtëpisë.
68-vjeçari është nisur menjëherë drejt spitalit, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës, apo gjendje e tij shëndetësore, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.