Lajm i fundit/ Evakuohen 54 mijë banorë në qytetin italian, çfarë lidhje ka me Shqipërinë?!

0
153

54 mijë banorë të Brindisit në Itali dhe afro 60 përqind e qytetit janë evakuuar nga banesat e tyre këtë të dielë nga ora 5.00 e mëngjesit deri në orën 13.00, për tu akomoduar përkohësisht në qendra pritje dhe shkolla.

Shkak për këtë evakuuim të pazakontë është bërë gjetja e një bombe me peshë 100 kg, në një ish-kazermë që shërbente gjatë luftës italo-greke e cila frontin e kishte në jug të Shqipërisë.
Bomba sipas specialistëve të xhenios ishte hedhur aty nga forcat ajrore angleze RAF në vitin 1941 për të goditur portin dhe hekurudhën në qytetin e Brindizit që shërbenin si pika kalimi transporti për makinerinë fashiste të Musolinit në luftën italo-greke.

Bomba u pikas më 2 nëntor gjatë punimeve për restaurimin e Kinema Andromedas, ku një mekanik pikasi dy objekte të rrezikshme ku njëra u dëmtua, çka shpejtoi edhe operacionin e evakuuimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here