Nga Petrit Vasili
Pse nuk heton Prokuroria për refuzimin arrogant nga qeveria të rekomandimeve të Kontrollit të Larte të Shtetit, që dha alarmin për cilësinë e ndërtimit??
U vërejtën mjaft raste paraqitje e raporteve të verifikimit brenda 24 orëve diametralisht të kundërta gjë shkaktonte pasiguri dhe panik tek qytetarët.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikur që në 12 korrik 2019 Raportin e auditimit me temë “Sigurimi i cilësisë së veprave ndërtimore”.
Eshtë tashmë shumë e qartë dhe e provuar për të gjithë së Shqipëria ka Kryeministrin më ë paaftë, që historia e Shqipërisë ka parë, gjë e ka kuptuar edhe ai vetë.
Ndaj nga një kryeministër i tillë përveç arrogancës që vjen prej korrupsionit dhe shkollëpakësisë nuk mund te pritej asgje tjeter prandaj nuk ka pasur as reflektim dhe as marrje masash per kete Raport kaq te rendesishem te KLSH.
Pasojat shqiptaret i pane tragjikisht gjate dhe pas termeteve.
Prokuroria duhet te marre urgjentisht nen hetim veprimet dhe mosveprimet e qeverise shqiptare per Raportin e KLSH dhe te coje perpara drejtesise pergjegjesit qeveritare qe neglizhuan.
Prokuroria eshte vone!
Nje prokurori qe nuk vepron edhe kur faktet jane kaq te qarta dhe per me shume jane edhe dokumenta shteterore zyrtare, qe akuzojne,behet bashkefajtore me qeverine.
Sot shqiptaret e martirizuar nga termeti dhe neglizhenca kriminale e qeverise nuk mund te tolerojne nje prokurori, qe hesht dhe mbyll syte perpara fajtoreve.
Taktika e arrestimeve te shume personave njeri me i parendesishem se tjetri,sa per ti hedhur hi syve oponionit,thjesht rendon akoma me shume poziten e prokurorise perpara popullit shqiptar.
Raporti i KLSH i ka paraprire situates,ndaj neglizhimi arrogant i qeverise eshte krim qe duhet hetuar me shpejtesi.
Shqiptaret po e vezhgojne me shume vemendje dhe zemerim prokurorine si nga pikpamja ligjore ashtu edhe morale…..