Një tërmet me magnitudë 6.8 ka goditur sot jugun e Filipineve.
Lëkundjet janë lokalizuar rreth 5 km në jug-lindje të Magsaysay, në provincën e Davao del Sur, në një thellësi 28.2 km.
Në videon që shihni lëkundjet e tërmetit shkaktojnë dallgë impresionuese në pishinën e një hoteli të General Santos City.