Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës, Albano Kusi, njëri nga dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Çelaj në gusht të këtij viti në Tiranë. Vëllai tjetër, Griseldo Kusi, që gjithashtu ishte në kërkim, u vetëdorëzua disa javë më parë.
Pas gati 4 muajsh në kërkim Albano Kusi vetëdorëzohet në policinë e Tiranës. 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit në Tiranë, Indrit Çelaj.
Policia thekson se, dorëzimet e dy vëllezërve kanë ardhur si pasojë e kontrolleve të pandërprera, por, fakt është se, aksionet e uniformave blu kanë dështuar të paktën 13 herë për prangosjen e tyre, raporton Abc News.
Edhe në të kaluarën Griseldo dhe Albano, kanë pasur probleme me drejtësinë por që kanë mundur t’ia hedhin paq.
Për vrasjen e teknikut të Kondicionerëve po hetohen edhe Edmond Sula, Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka që akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.