Boll pamë filma në kanalin ERTV! Maliqi shpërthen ndaj Ramës: Në fundvit do e shihni si babagjysh me gishtin e mesit përpjetë…

0
116

Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, bashkangjitur me një foto të kryeministrit Rama, shprehet se ky i fundit nuk lë rol pa luajtur, duke e cilësuar këtë të fundit edhe si prift. Më tej, Maliqi shprehet se kryeministri Rama është një aktor i cili bën çdo lloj roli teksa e cilëson herë si kryeprokuror, herë si krye KÇK, herë si piktor dhe herë si kryepolic.

“Boll pamë filma në kanalin ERTV. Puth pleq e puth fëmijë, u bërtet qenve nga frika mos e kafshojnë, i bërtet Lali Erit të lyejë shkallët, u thote kryebashkiakeve blini kuaj. Për festat e fundvitit do e shihni si babagjysh i vitit të ri me gishtin e mesit përpjetë. Zoti e shpëtoftë Shqipërinë në 2020 nga ky Rilindas klloun si e keqja e vendit. shprehet Maliqi.

Statusi i plotë i Maliqit

Kryeministrin edhe Prift se kishim imagjinuar? Aktrim i papare spo le role pa luajtur si neper filma,here si krye Kçk,here si piktor,here si kryeprokuror,here si kryepolic,here si kryebashkiak,here si babagjysh,here si Pjeter Mustakuqi,here si lypsar,here si Hoxhe e here si prift.Puth plaka e pleq,puth femije,u bertet qeneve nga frika mos e kafshojne,i bertet lali Erit te lyej shkallet,u thote kryebashkiakeve blini kuaj,i thote ministrave nxirrni lot ne parlament e media etj etj shoë pa fund.Boll pam filma cdo ore e cdo dite ne kanalin e famshem Ertv me lidhje paralele me te gjitha mediat shqiptare si me magji.Zoti e shpetofte Shqiperine nga ky aktor i famshem dhe ky kanal televiziv Ertv si semundje ngjitese ne trupin e televizioneve shqiptare.Per festat e fundvitit do e shihni si babagjysh i vitit te ri me gishtin e mesit perpjet. Zoti e shpetofte Shqiperin ne 2020 nga ky Rilindas klloun si e keqja e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here