Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, komentoi nismën e maxhorancës për paketën anti-shpifje, e cila pritet të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.
Pjesë nga intervista:
Balliu: Shpifjet mund të çojnë në burg Edi Ramën. Mund ta çojë në burg shpifja për 300 mijë vende pune. Kemi parë gazetarë, që janë dhunuar, që është gjuajtur me automatik drejt shtëpisë së tyre.Ka një censurë të artikulimeve opozitare në media dhe kjo vjen përmes presionit që bëhet nga qeveria. Është Edi Rama që urren çdo gazetar, që i bën një pyetje, për të cilën nuk ka përgjigje. Për këtë arsye, ai kërkon t’i mbyllë të gjitha mediat dhe informacioni të merret nga ERTV. Ai e sheh ERTV si zërin e së vërtetës dhe iu thotë mediave se këta shpifin dhe hajde t’i fusim në burg. Në mënyrë më të pafytyrë ai shfrytëzoi një fatkeqësi natyrore vetëm e vetëm për t’i shpallur luftë mediave. E shfrytëzoi këtë fatkeqësi, sepse në vend që të merrej me njerëzit, ai u mor me mediat
Çfarë masash duheshin marrë për shpifjet dhe ‘fakenews’?
Balliu: Paketa anti-shpifje e tij ka të bëjë me konsolidimin e diktaturës, s’ka të bëjë me lajmin. Atë e bezdisin gazetarët, që bëjnë pyetje, ndaj dhe kërkon t’iu mbyllë gojën. Të njëjtën gjë bënte dhe me opozitën, dhe ishte një nga arsyet që dolëm nga Parlamenti. Gazetarët mos të rrinë dhe të presin, që dikush të bëjë punën për ta. Ta bojkotojnë Edi Ramën me pushtetit e tij të inkriminuar. Shtypi i lirë ta çojë aty ku e ka vendin. Ne ishim më se të qartë për qëndrimin tonë për hapat që do të ndërmarrim. Pavarësisht se nuk jemi në pushtet, hoqëm Kajmakun, Dakon dhe Fatmir Xhafajn, në kemi hequr gjysmën e qeverisë.
Si do ta pengoni paketën e anti-shpifjes, cili është plani juaj?
Balliu: Ne ishim tejet të qartë në propozimin tonë. Ne do ta zhbëjmë. Nuk është bërë asnjë punë, por është dashur të vinte ekipi nga Kosova për të shpëtuar njerëzit. Këta kanë plan për të vjedhur. Nuk ka një keqmenaxhim të situatës, por ka një krim. Paratë do të vidhen. Plani është për të vjedhur dhe jo për të rregulluar. Plani i tij nuk është rindërtimi, por vjedhja dhe vetëm vjedhja. Nëse duam të shpëtojmë Shqipërinë dhe të ndihmojmë shqiptarët, ka vetëm një zgjidhje, dhe ajo është: të largojmë Edi Ramën./News24