Kosova kundër nismës së maxhorancës, mbështet gazetarët shqiptarë: Thirrje për të tërhequr projektligjet

0
124

Paketa anti-shpifje, kryefjala prej ditësh në Shqipëri, ka marrë vëmendje të madhe, jo vetëm nga publiku shqiptar, por edhe përtej tij.

Kështu, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i është bashkuar thirrjes së gazetarëve dhe mediave shqiptare, organizatave të medias, të shoqërisë civile si dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat kërkojnë nga qeveria shqiptare të tërheqë paketën ligjore “anti-shpifje” që i është propozuar Kuvendit.

“Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për mediat audiovizuale dhe Ligjin për komunikimet elektronike, Autoriteti i Medieve Shqiptare (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Postare dhe Elektronike (AKEP) do të lejohen të bllokojnë menjëherë faqet e internetit të mediave, të vendosin gjoba të papërballueshme për gazetarët dhe penalizime të rënda deri në mbylljen e portaleve.Edhe përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Desir paralajmëroi se “gjobat e tilla mund të çojnë në mbylljen e mediave dhe të shihen si presion indirekt.”

Thirrjes për tërheqjen e dy projektligjeve që kërcënojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, i janë bashkuar edhe Federatat Evropiane dhe Ndërkombëtare të Gazetarëve (EFJ / IFJ).Sipas tyre propozimet nuk janë në përputhje me praktikat më të mira të vetë-rregullimit dhe do të kishin një ndikim negativ në lirinë e shprehjes në Shqipëri.”AGK vlerëson se këto dy drafte e censurojnë drejtpërdrejt median online dhe rrezikojnë seriozisht lirinë e shprehjes. “E drejta e fjalës, në çdo vend demokratik trajtohet nga kodet e etikës dhe organet vetërregulluese të medias”, thuhet në komunikatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here