Kryeministri, Edi Rama, vazhdon që të bëjë propagandë me dy nga fëmijët e mbijetuar pa tërmetit në Thumanë. Mëngjesin e sotëm ai publikoi në faqen e tij në Facebook momente kur po dërgonte në shkollë me makinën e tij të blinduar, Aurelin dhe Alesion.
Por gazetarit, Flamur Vezaj, e ka parë këtë gjest në një këndvështrim tjetër; atë ligjor. Sipas tij ky veprim i kryeministrit përveçse show dhe propagandë është edhe në shkelje të ligjit, duke ju vënë në rrezik jenën 2 fëmijëve, pasi ata po udhëtojnë në prani të kreut të qeverisë pa rrip sigurimi.
Reagimi i plotë i gazetarit:
Papergjegjshmeri totale!! Vetem per show dhe propagande KM rrezikoje jeten e dy femijeve teksa po i transportonte per ne Shkolle! Mire qe i rrezikoje jeten por edhe nuk e vrasin mendjen se cfare thote ligji apo Kodi Rrugor!
#Zbatim i ligjit sipas standarteve te propagandes!
Ketu po rendise fjalen e ish-drejtorit te policise rrugore ne Tirane dhene ne media ne momentin e ndryshimit te Kodit Rrugore dhe evidentimit te rasteve te udhetimit te femijeve me makine pa ules (sediljen extra) e rrip sigurimi!
“Nese një fëmijë konstatohet pa pajisjen fiksuese (ulse per femije) apo pa rripin e sigurimit atëherë përgjegjësia bie mbi personin përgjegjës që mund te jetë gjithashtu drejtuesi i mjetit. Dhe nëse është drejtuesi i mjetit, përvec masës me gjobë këtij të fundit i pezullohet edhe leja e drejtimit për një periudhë nga 6-12 muaj. Gjoba është e njejte nga 5000-15.000 Lekë te reja”!!